Ashley Graham, më mahnitëse se kurrë

16/02/2017 00:00

Ashley Graham rikthehet përsëri. Modelja 28 vjeçare ka pozuar me rroba banje, për revistën “Sports Illustrated”, duke nxjerrë në pah format e mrekullueshme të trupit.

Graham ka realizuar një set me rroba banje, në plazhe të ndryshme dhe ka lënë sërish pa fjalë fansat e saj, duke u shfaqur më seksi se kurrë.

“Ajo është një modele që është e aftë të japë magji çdo herë të vetme ashtu siç është shumë e sigurt dhe e rehatshme me trupin dhe format e saj”, tha fotografi i saj Yu Tsai. 

FOTO GALERI
1/17

Top Channel