Kroçerat më të mira në botë

15/02/2017 00:00

Një anketim në Britani i bazuar në vlerësimin e pasagjerëve ka përzgjedhur edhe kroçerën më të mirë në botë.

Në garë për të përzgjedhur kroçerën më të mirë për 2017-ën morën pjesë 500 anije dhe 160.000 votues. Por “Celebrity Cruises” ishte ajo që mori më tepër vlerësime.

Ajo nuk u vlerësua thjesht për hapësirën e mrekullueshme që ofronte brenda anijes, por edhe për vlerën e ekskursioneve që ajo organizonte apo edhe shërbimin tepër cilësor të stafit.

Por as anijet e tjera nuk mbeten pas, duke u vlerësuar me çmime të ndryshme për shërbime të ndryshme që ato ofrojnë.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel