Videoja e Agimit të Artë, Gjermania naziste, atdheu i vërtetë

14/02/2017 00:00

Pamjet prej gati shtatë minutash nga një video dokument, i janarit të vitit 2005 me titull “Atdheu i vërtetë i Agimit të Artë”, qe ka publikuar gazeta e “Redaktorëve”, kanë tronditur opinion publik në Greqi.

Video në fjalë konfirmon të gjitha akuzat që i janë bërë kësaj force politike për karakterin e saj nazist dhe emërtimin se është një parti nacionaliste greke.

Siç thekson gazeta, pamjet vërtetojnë edhe njëherë qartazi  se “atdheu” i vetëm për liderin e AA, Nikos Mihaloliakos dhe grupin e tij politik është Gjermania naziste.

Bëhet fjalë për një shfaqje të organizuar nga Agimi i Artë, në 30 janar të vitit 2015 në Athinë, ku marrin pjesë pothuajse të gjithë deputetët e sotëm.

Duket qartë kur ata përshëndesin në mënyrën naziste apo këndojnë himnin e Rajhut të Tretë “Gjermania mbi të gjitha” (Deutschland uber alles) bashkë me dy muzikantët Annett Moeck dhe Michael Muller, të njohur atëherë si nazistë ekstremistë nga Shërbimi i Mbrojtjës se Kushtetutës Gjermane.

Gjithashtu në pamjet e videos duket se skena është e mbushur me flamuj nazistë, ndërsa shpesherë pas këngëve dëgjohen thirrjet hitleriane  “Sieg Heil” ( Rroftë fitorja ) dhe Juden Raus (Jashtë hebrenjtë).

Video publikohet ndërsa në Greqi është ende në zhvillim prej 20 prillit të 2015-s gjyqi ndaj Agimit të Artë,ku mbi 68 persona ,anëtarë të lartë dhe mbështetës të tij, akuzohen për pjesëmarrje në këtë organizatë kriminale.

Por, ndërkohë edhe në pesë sondazhet e publikuar gjatë tre javëve të fundit kjo parti mbetet forca e tretë politike në vend duke përqendruar më shumë se 8% të votave të grekëve.

Top Channel