Shkodër, OSHEE gjen dhjetëra raste të vjedhjes së energjisë

13/02/2017 00:00

Prej disa ditësh OSHEE në Shkodër ka nisur një aksion masiv kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Ajo që po habit më shumë punonjësit e OSHEE-së në Shkodër, përveç se po konstatohet numër i lartë i lidhjeve të paligjshme me rreth katër raste në natë, është dhe fakti se pjesa më e madhe e tyre nuk kanë fare kontratë me OSHEE-në.

“Në kuadër të një programi të miratuar nga drejtoria e përgjithshme, kemi ushtruar kontrolle të vazhdueshme në terren. Për 10 ditëshin e parë të shkurtit kemi konstatuar rreth 43 raste me problematika të ndryshme. Nga këto, 38 raste janë abonentë familjarë, dhe 7 raste të tjera abonent privatë”, thotë Luan Rosaj, drejtor i Njësisë OSHEE në Shkodër.

Sipas drejtuesve të OSHEE problem paraqesin zonat periferike të qytetit dhe fshatrat ku në dy muajt e fundit janë konstatuar rreth 100 raste të lidhjeve të paligjshme dhe ndaj personave përgjegjës janë nisur procedimet penale.

Top Channel