Vlorë, arrestohet 54-vjeçari i shpallur në kërkim për hashash

11/02/2017 00:00

Një 54-vjeçar nga fshati Tragjas i Vlorës ka përfunduar në prangat e policisë pasi ndaj tij është marra masa e “arrestit me burg” për akuzat e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

I arrestuari është shtetasi Zoto Troqe, 54 vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim si një nga autorët e tentativës për të trafikur rreth 270 kilogramë hashash në tetor të vitit të kaluar.

Më 11 tetor 2016, policia ndërmori një operacion antikanabis, ku sekuestroi sasinë e drogës në fjalë dhe nga hetimet e mëpashme emri i 54-vjeçarit doli si i përfshirë në të.

Policia dorëzoi dosjen në gjykatë, e cila caktoi masën e arrestit me burg në mungesë për 54-vjeçarin.

Ndërkohë, në prana ka përfunduar edhe një 18-vjeçar në qytetin e Vlorës, po me të njëjtën akuzë. Gjatë kontrollit të policisë, të riut iu gjet e fshehur në trup sasia prej 16 gramësh hashash.

Top Channel