PD vijon konsultimet me ekspertët e CDU-së

10/02/2017 00:00

Eksponentët më të lartë të Partisë Demokratike po vijojnë konsultimet e tyre me ekspertët gjermanë të CDU-së, për hartimin e programit ekonomik.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Lulzim Basha në profilin e tij në Facebook, ku ka nënvizuar se programi i opozitës synon rimëkëmbjen e ekonomisë vendase.

“Së bashku me ekspertët e CDU-së gjermane jemi duke bashkëbiseduar me sipërmarrës dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit rreth propozimeve të qeverisjes sonë për rimëkëmbjen e ekonomisë. Ekonomia është prioriteti ynë absolut, për të siguruar punësim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët”, ka njoftuar Basha.

Top Channel