Për orë të tëra kishte ngecur nën ekskavatorin e tij tre tonësh, zhytur në një gropë me llucë, por arriti të mbijetojë duke mbajtur vetëm hundën jashtë.

Australiani Daniel Miller qëndroi me trupin e zhutyr në baltë për shumë kohë, derisa mbërriti skuadra e shpëtimit.

45-vjeçari ishte duke ecur me ekskavator përreth pronës së tij, 180 miljë në veri të Sidnej. Ai ishte duke ecur pranë një dige në momentin kur mjeti u përmbys dhe Miller ra në gropën e rrezikshme. Atij iu desh të harkonte shpinën për të mbajtur fytyrën e tij mbi ujë. Fatmirësisht fqinji i tij, rreth 500 metra larg kishte dëgjuar britmat e tij për ndihmë.

“Ngeca dhe më duhej të mbaja fytyrën mbi ujë duke përdorur krahët e mia. Bëra një si tip pozicioni kobra. Nuk jam ndonjë fans i jogës, por mendoj se është ajo që më shpëtoi jetën. Kjo dhe dëshira për të jetuar. Falë Zotit nuk ra shi, pasi hunda ime ishte shumë afër sipërfaqes së ujit”, tha Miller pasi u shpëtua.

Top Channel