U zhduk 5 vite më parë, gjendet në xhungël

09/02/2017 00:00

Një kanadez u zhduk në vitin 2012 dhe kur të gjithë të afërmit e miqtë e tij i kishin humbur shpresat, ai bëhet i gjallë në një zonë 10 mijë kilometra larg, në xhunglën e Amazonës.

Anton Pilipa eci nëpër dy kontinente i zbathur, ndërsa kishte vetëm rrobat e trupit, ndërsa u zhduk nga shtëpia e tij në Vankuver në vitin 2012.

Familja e tij bëri të pamundurën për gjetjen, por kaloi vite të tëra në dëshpërim për ish-punonjësin humanitar, i cili dyshohet se vuan nga skizofrenia.

Një polic brazilian me prejardhje kanadeze është heroi që gjeti 39-vjeçarin edhe me ndihmën e disa agjentëve ndërkombëtarë.

“Kam mbetur i befasuar. Kohët e fundit mendonim të gjithë se ai kishte vdekur, ishte i vetmi shpjegim për humbjen e tij”, tha vëllai i Anton.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel