Sërish kampionë të…emigracionit

08/02/2017 00:00

Shqiptarët kryesojnë në renditjen e emigrantëve klandestinë që janë përpjekur të hyjnë në Britaninë e Madhe.

Sipas të dhënave të reja të Zyrës së Statistikës, që bëhen publike nga “The Guardian”, nga 2008 deri në 2016, 981 shqiptarë janë ndaluar në portet e Mbretërisë së Bashkuar. Mes tyre përfshihet edhe një grup prej më shumë se 50 persona, ndër të cilët edhe një grua shtatzënë e zbuluar në një kamion në portin e Hamber.

Media britanike kujton se Shqipëria nuk është pjesë e BE-së, por mafia e saj dhe trafikantët e qënieve njerëzore dhe lëndëve narkotike janë të njohura për policinë britanike.

Afganët renditen pas shqiptarëve me 425 raste klandëstinësh të identifikuar në porte gjatë së njëjtës periudhë. Më pas vijnë algjerianët, iranianët, indianët, palestinezët dhe vietnamezët.

Të dhënat e publikuara janë vetëm ndalimet e bëra në porte, ndërsa pjesa më e madhe e klandestinëve duket se preferojnë rrugët detare, jo atë tokësore që e lidh me Francën.

Ndërkaq, pesë menaxherë hotelesh, të dyshuar si pjesë e një rrjeti trafikantësh të emigrantëve shqiptarë në Britani u arrestuan të martën gjatë një operacioni të policisë franceze në Calasi.

Sipas prokurorit të rastit, banda e trafikantëve shqiptarë kishte përdorur për qëllimet e saj katër hotele në Calais. Atje ishin strehuar shtetas shqiptarë në pritje për të kaluar në Britani kundrejt një shumë që varionte nga 5 mijë deri në 10 mijë euro.

Top Channel