19-vjeçarët e Partizanit fitojnë Kupën e Shqipërisë

08/02/2017 00:00

Për të dytin vit radhazi, ekipi i 19-vjeçarëve të Partizani fiton Kupën e Shqipërisë, këtë herë duke mposhtur në finale 1-0 Flamurtarin në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Mario Bajramaj ishte autori i golit të vetëm në këtë finale, duke i dhënë kupën skuadrës së Partizanit për këtë grupmoshë të drejtuar nga trajneri Ylli Shehu.

Bajramaj arrin ta dërgonte topin në rrjetë në minutën e 33. Harkim perfekt i Prodanit, i cili gjeti të lirë në zonën e Flamurtarit Bajramajn që me një prekje klasi mposhti portierin Qirko.

Më pas, të dyja ekipet kishin mundësi të mira për të shënuar, por goli i dytë nuk erdhi dhe Partizani u shpall fitues për të dytin vit radhazi të Kupës së Shqipërisë.

Top Channel