Guns N’ Roses vazhdojnë të mrekullojnë

07/02/2017 00:00

Janë një nga grupet më të famshme dhe më të suksesshme të rokut, por ajo që të habit është se edhe pas më shumë se 30 vitesh, Guns N’ Roses vazhdojnë të japin shfaqje elektrizuese për fansat e tyre kudo në botë.

Të martën, ata ishin në Brisbejn të Australisë, ku dhanë shfaqje para 40 mijë spektatorëve. Të udhëhequr nga vokalisti Axl Rose dhe kitaristi Slash, të dy 55-vjeçarë, grupi këndoi disa nga këngët më të bukura.

Nga kohët e vjetra, në grup kanë mbetur vetëm Axl, Slash dhe Duff McKagan.

Guns N’ Roses kanë shitur më shumë se 100 milionë albume në të gjithë botën.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel