Flamurtari i Prishtinës, ekipi drejt kthimit në Superligë

07/02/2017 00:00

Të motivuar maksimalisht e të bindur fuqishëm se do të rikthen në elitën e futbollit të Kosovës, lojtarët e Flamurtarit nisën këtë muaj fazën përgatitore për pjesën e dytë të sezonit. Kuqezinjtë e Prishtinës, e mbyllën këtë fazë në krye të renditjes me 33 pikë, tre më shumë së Vëllaznimi.

Klubi gjatë merkatos së janarit, ka blerë disa lojtarë, por padyshim mbi të gjithë spikat portieri Kushtrim Mushica. Ish-‘gardiani’ i disa skuadrave të njohur në Shqipëri dhe Kosovë tha së i është bashkuar Flamurtarit pasi që kjo skuadër është serioze dhe ka ambicie të mëdha.

Flamurtari ka zgjedhur bregdetin e Durrësit për fazën përgatitore, një opsion “loë cost” dhe pa shumë lodhje që do ta përgatisë fillimisht për ndeshjen e Kupës së Kosovës.

Top Channel