Një puthje Fast and Furious

07/02/2017 00:00

Gjatë pushimit të Super Bowl është bërë publik edhe trajleri i ri i serisë së famshme “Fast and Furious”.

Nga seria e 8 e kësaj sage është lançuar klipi një minutësh, i cili tregon më shumë detaje rreth asaj se çfarë pritet të ndodhë në betejën epike, e cila mesa duket do të jetë më e madhe se sa mendohej. Trajleri i ri tregon se si heronjtë e “Fast and Furious 8” jo vetëm do të tregojnë mjeshtëritë e tyre në dyluftime, por edhe se si ata argëtohen me njëri-tjetrin.

“The fate of the furious”, që në fakt njihet si “Fast and Furois 8”, do të sjellë në rolet kryesore legjendën e kësaj sage: Vin Diesel si edhe Dëayne Johsnon e Jason Statham, në një përballje të paharrueshme.

Mungesa e Paël Waker nuk i ka penguar producentët të vijojnë serinë e tetë të sagës së famshme të shpejtësisë, ndërsa risia këtë herë do të jetë një femër. Charlize Theron është aktorja që në film shfaqet si një grua manipulative, e cila përpiqet të joshë Dom në botën e krimit. Njerëzit e afërt të tij, përfshi dhe Letty-n, do të kuptojnë që ai nuk është më i njëjti.

Filmi pritet ta ketë premierën në SHBA më 14 prill.   

Top Channel