Plagosje në Kavajë, arrestohet 34-vjeçari

07/02/2017 00:00

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm me armë zjarri, ndërsa autori është arrestuar brenda 15 minutash nga policia.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09.25 në rrugën “Andi Dervishi” të Kavajës. A. K ka mbetur i plagosur me pistoletë, dhe është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Plagoset një shtetas pas një konflikti të castit

Policia ka vënë në pranga autorin Eduart Kollçaku, 34 vjeç dhe në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua edhe pistoleta tip TT, model 56 me një krehër dhe tre fishekë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel