Christie Brinkley pozon me vajzat

07/02/2017 00:00

Christie Brinkley ka pozuar për herë të parë më 1979, për kopertinën e një reviste dhe këtë herë iu desh të pozojë bashkë me dy vajzat e veta.

Në një intervistë, modelja pranon se iu desh të mendohej gjatë para se të pranonte këtë sfidë, të pozonte bashkë me vajzat e veta, Saulor 18 vjeçe dhe Alexa, 31 vjeçe.

“Jam 63 vjeçe, por e dija që nuk do më jepej herë tjetër mundësia që të pozoja me vajzat e mia, ndaj i thashë po ofertës”, u shpreh Christie.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel