Dhuna në familje, Gjosha: Bashkëpunim mes pushtetit qëndror dhe lokal

06/02/2017 00:00

Bashkëpunimi mes pushtetit vendor dhe atij qëndror do të ishte një shtysë e fuqishme për të parandaluar dhunën në familje.

Në Vlorë është zhvilluar tryeza “Procesi i rehabilitimit të familjeve që kanë përjetuar dhunë psiko-socioekonomike”, ku e pranishme ka qënë dhe ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, dhe zëvendësja e saj, Erisa Xhixho.

“ Bashkëpunim mes pushtetit qëndror dhe lokal për të luftuar dhunën në familje. Janë bërë hapa përpara,por duhet më shumë përgjegjshmëri”, është shprehur znj. Gjosha.

Ndërsa zv.ministrja Xhixho tha se duhet zbatim efektiv i ligjit dhe nxitje e fuqizmit të gruas.

Top Channel