Natalie Portman në këtë foto nuk është shtatzënë

06/02/2017 00:00

Ajo do të luajë përballë Lily- Rose Depp në dramën franko-belge Planetrium këtë vit. Dhe teksa fansat këto ditë duhet të shohin Natalie Portman me barkun e saj të shtatzanisë, ajo ka postuar një foto nudo për promon e filmit të saj të fundit.

35-vjeçarja, fituese e çmimit Oscar është nominuar për Academy Awards për rolin e saj si Jackie Onassis, në dramën “Jackie”.

Fotoja e publikuar vjen pas trajlerit të parë të filmit në gushtin e kaluar, ku Portman dhe Lily-Rose shfaqen në tualet duke shijuar një cigare. Në trajlerin 2 minutësh ato luajnë dy motra amerikane ‘spiritualiste’ të cilat kanë aftësinë të komunikojnë me të vdekurit.

Top Channel