Thurja e thuprës, art, jo zanat

05/02/2017 00:00

Pëllumb Hysa ka qenë vetëm 5 vjeç kur nisi të mësonte atë që me shumë krenari nuk e quan vetëm zanat, por art të thurjes së thuprës. Ai tregon se këtë zanat e ka të trashëguar nga familja e tij e cila për dekada të tëra ka siguruar jetesën në sajë të kësaj tradite.

“E quaj art jo zanat. Jashtë shtetit e vlerësojnë shumë, ndërsa këtu, në Shqipëri, e shohin si diçka të ulët thurjen e thuprës, por unë, me këmbënguljen dhe dëshirën time kam arritur ta çoj përpara, në maksimum, punimin e thuprës”,-thotë Pëllumbi.

Kryetari i shoqatës së romëve Arben Kosturi apelon që ky zanat të gjejë mbështetje, si një mundësi që sjell të ardhura për familjet e tjera.

“Në qytetin e Korçës janë mbi 3500 banorë të komunitetit rom, por jo të gjithë dinë ta punojnë këtë zanat. Ky zanat duhet të vazhdojë të ushtrohet sepse është art në vete, por që të vazhdojë duhet të kemi mbështetjen e shtetin sepse kështu do të mund të punësoheshin edhe njerëzit e komunitetit rom dhe por edhe të komuniteteve të tjera”, u shpreh Kosturi.

Pëllumbi thur shporta, stola apo zbukurime shtëpiake por edhe  canta  dore të cilat shiten jashtë shqipërisë. Sipërmarrës italianë i kanë kërkuar t’ua mësojë të tjerëve zanatin. Por me mundësitë që ka, pëllumbi siguron vetëm treg për punimet e tij. 

Pellumbi i kërkon shtetit një mbështetje, dhe një mjedis më të përshtatshëm ku të punësojë edhe njerëz të tjerë, pasi i vetëm, me mundësitë e tij, thotë se nuk mund t’ia dalë.

Top Channel