Kukësi bën detyrën, Tirana humb sërish

05/02/2017 00:00

Ekipi verior vazhdon të ecë me hap kryesuesi, duke mposhtur sot minimalisht Teutën.

Ka mjaftuar një gol i Izair Eminit që Kukësi të dalë i fituar sot nga përballja me ekipin e Teutës, në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Shqiptaro-maqedonasi shënoi në minutën e 37’ golin e vetëm të takimit, duke i dhënë ekipit të trajnerit Gjoka, një 3-pikësh me mjaft vlera, në betejën për titullin kampion.Aktualisht kuksianët ndodhen 7 pikë larg vendit të dytë, në pritje të ndeshjeve të Partizanit dhe Skënderbeut.

Në takimin tjetër, të luajtur në Laç, Tirana ka humbur sërish përballë vendasve, me rezultatin minimal 1-0. Kjo është humbja e dytë radhazi për bardheblutë pasi javën e kaluar humbën u mundën nga Teuta me të njëjtin rezultat.

Ekipi i Tiranës po kalon ditë të trazuara mes borxheve të prapambetura dhe problemeve me tifozës për shkak të lejimit të Partizanit që të luajë në “Selman Stërmasi” dhe kjo gjendje kaotike duket se po reflektohet edhe me rezultatet në fushën e lojës.

Top Channel