Mitrovicë, shefja e BE-së Apostolova: Këtu s’do të ketë më mure

05/02/2017 00:00

Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka qenë e pranishme në momentin e nisjes së shembjes së murit në Mitrovicë, nga ku ka thënë se ai shënonte një moment tejet të rëndësishëm për qytetin e Mitrovicës.

“Nuk do të ketë më mure në Mitrovicë, ndërsa pas kësaj do të formohet edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe”, ka thënë Apostolova, pas fillimit të punimeve për rrënimin e murit ilegal në Mitrovicë.

Dy ekskavatorë nisën punën afër mesditës së të dielës, ndërsa muri ilegal i ngritur në Mitrovicën e Veriut nuk do të ekzistojë më.

Rrënimi i murit vjen pas arritjes së marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve serbë të Komunës së Mitrovicës Veriore. Në një deklaratë të para pak ditëve, kryeministri serb Vuçiç, i cili u takua në Rashkë me krerët e “Listës Serbe”, tha se akordi për prishjen e murit bëhej për të dhënë sinjale se serbët nuk duan që situata të agravojë më shumë.

Top Channel