Taylor Swift shkëlqen në prag të “Super Bowl”

05/02/2017 00:00

Koncerti i Taylor Swift, që i parapriu finales së madhe të “Super Bowl”-it në Shtetet e Bashkuara, solli edhe lajme të tjera. Ajo njoftoi se ky mund të jetë edhe koncerti i vetëm i saj për 2017-n. Ajo performoi përballë numrit më të vogël të fansave që mbahet mend ndonjëherë, rreth 9.000 të tillë, ndërkohë që ajo këndoi “single”-n e saj të ri “live” për herë të parë.

Swift ndezi atmosferën gjatë natës në klubin “Nomadic”, një performancë që nisi mbrëmjen e së shtunës dhe përfundoi të dielën në mëngjes, me një veshje nga “Versace” të shkurtër dhe të tejdukshëm.

27-vjeçarja ka performuar gjatë këtij koncerti këngë nga albumi “1989” që fitoi një “Grammy” në vitin 2014, si dhe albumi “Red” i vitit 2012, përfshi këtu këngë të rrymës “pop” si “Shake It Off”, “Blank Space”, “Bad Blood”, “Style”, “We Are Never Getting Back Together”, “22” dhe “I Knew You Were Trouble”.

E si gjithmonë, e mrekullueshmja Swift kalonte në çdo cep të skenës, për më tepër afrohej për të kënduar sa më pranë turmës së fansave të saj, gjatë asaj që quhet edhe si “super e shtuna mbrëma”, ku më parë kanë performuar edhe Justin Timberlake dhe Rihanna.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel