Barça mposht lehtësisht edhe Bilbaon

04/02/2017 00:00

Vlerësohej si një ndeshje e vështirë për Barcelonën ndeshja e kësaj të shtune ndaj Bilbaos, por katalanasit kanë arritur të sigurojnë lehtësisht pikët e plota me tre gola të shënuar.

Fillimisht Alcacer e më pas perla e radhës nga Lionel Messi bën që Barça ta mbyllte me avantazhin e dy golave pjesën e parë. Athletic Bilbao ishte e pafuqishme në pjesën e dytë të reagonte dhe në këtë situatë Barcelona arriti të shënojnë edhe golin e tretë me Vidal.

Me këtë fitore, Barça i afrohet në një pikë diferencë Realit kryesues, por këtë të fundit janë me dy takime më pak dhe kanë mundësi të çojnë sërish në 7 pikë diferencën.

Top Channel