Siguria në “Selman Stermasi”, policia publikon masat

04/02/2017 00:00

Prej ditësh përflitej një situatë jo e qetë për organizimin e ndeshjes së parë të Partizanit në “Selman Stërmasi”. Për këtë arsye policia ditën e premte kishte njoftuar për mosmarrjen përsipër të zhvillimit të ndeshjes Partizani-Vllaznia e parashikuar për ditën e dielë në orën 17.00, sepse kishte sinjalizime për ngjarje dhe klubet si Tirana dhe Partizani nuk po bashkëpunonin.

“Ne kishim informacione për ngjarjen që do të ndodhte. Kemi arrestuar 3 persona me kazma e lopata. Në total ishin 10 për të cilët vazhdon operacioni i kërkimit. Ne kemi ende informacione për ngjarje për këtë arsye po qëndrojmë në gatishmëri për të ruajtur situatën”, thotë Dhimitraq Ziu,  Zv.drejtor i Rendit i Tiranës
 
Ndërkohë klubi Partizani si organizator i ndeshjes i është përgjigjur thirrjes së policisë dhe ka qenë i pranishëm sot në një takim me drejtuesit e Qarkut Tiranë.

“Kanë qenë të pranishëm sot në një takim përfaqësues të klubit Partizani dhe përfaqësues të tifozerisë, të cilët na kanë siguruar që nga ana e tyre do të jetë gjithçka e qetë dhe nuk do të kemi asnjë problem”, thotë zv.drejtori i Rendit.

Ndërkohë policia në total do të angazhojë 305 forca policie ku do të përfshihet Policia e Rendit, Kriminale dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të garantuar zhvillimin e këtij aktiviteti normalisht.

“Janë angazhuar disa forca policie që do të garantojnë shoqërimin e tifozëerive dhe truajtjen e rendit në të gjtihë qytetit jo vetëm nëpër rrugët kryesore por në cdo rrugicë të tiranës do të ketë patrullime”, thotë Ziu.

Top Channel