Një vit më parë ishte pranë vdekjes, sot shkon në shkollë

03/02/2017 00:00

Një vit më parë fotoja e djalit të vogël nigerian të braktisur, teksa punonjësja daneze Anja Ringgren Loven i jepte ujë me një shishe të vogël, bëri xhiron e botës, por tani ai mund të shkojë në shkollë, ndërsa gëzon një shëndet të mirë.

Fotoja e vitit të kaluar u shpërnda me shpejtësi në internet, ndërsa preku zemra e të gjithë atyre që e panë atë. Fëmija ishte braktisur nga prindërit në Nigeri, pasi ata mendonin se ai ishte një magjistar.

Punonjësja daneze Anja Ringgren Loven e gjeti djalin e vogël teksa ishte në mision shpëtimi së bashku me David Emmanuel Umem dhe Nsidibe Orok. Ai ishte i dobët e i uritur. Djali u dërgua në një spital dhe vetëm dy ditë më pas u kërkua ndihmë për shpenzimet e shtrenjta mjekësore. Në një kohë të shkurtër fondacioni arriti të mblidhte 1 milionë dollarë nga e gjithë bota.

Dy muaj më pas, Hope arriti ta merrte veten duke fituar në peshë, e tashmë edhe pa probleme shëndetësore.

Një vit më pas, fëmija i quajtur Hope, gëzon një shëndet të mirë, madje ka nisur edhe shkollën.

“Më 30 janar 2016 ishim në një mision me ekipin tonë në Nigeri. Një mision shpëtimi që u bë viral, ku bota njohu djali e vogël të quajtur Hope. Këtë javë ai do të fillojë shkollën”, shkroi Anja në profilin e saj të “Facebook”-ut bashkëngjitur me foton e djalit.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel