Jahmir Hyka do të kalojë në San Jose?

03/02/2017 00:00

Mediat lokale amerikane shkruajnë se skuadra e Earthquakes të San Jose do të prezantojë këtë të premte dy lojtarët e rinj, dhe një prej tyre është mesfusohi shqiptar Jahmir Hyka, i cili aktualisht luan me Lucernin e Zvicrës.

Megjithatë menaxheri i ri i përgjithshëm, Jesse Fioranelli nuk ka konfirmuar nënshkrimin me Hykën, por tha se një marrëveshje ishte e pashmangshme.

“Ai është një lojtar sulmues, një lojtar i paparashikueshëm. Do të jetë e vështirë për kundërshtarët për ta lexuar”, ka thënë Fioranelli.

Hyka luan në anën e majtë të mesfushës, një pozicion që aktualisht në skuadër e ka lojtari Simon Dawkins. Me pak fjalë, shkruan “Mercury News”, do t’i japë trajnerit Dominic Kinnear më shumë mundësi për të krijuar një sulm të frikshëm.

Top Channel