Kakavijë, sekuestrohet në kufirin e gjelbër 4 kg hashash

02/02/2017 00:00

Policia kufitare në Kakavijë ka sekuestruar një sasi prej 4 kg lëndë narkotike në kufirin jeshil.

Duke vrojtuar me kamera termike, punonjësit e policisë kufitare konstatuan një person që po ecte drejt Piramidës 28. Ata janë vënë menjëherë në ndjekje të këtij personi.

Sapo ka diktuar se po e ndiqte policia  ka braktisur çantën, në të cilën kishte lëndë narkotike dhe është larguar duke përfituar nga errësira dhe terreni i thyer. Nga kontrollit i çantës u gjeten  3 pako me lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit Canabis Sattiva, e cila pas peshimit rezultoi me peshë totale rreth 4 kg.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Top Channel