Tiranë, automjeti përfshihet nga flakët në Unazën e Re

02/02/2017 08:15

Një automjet u përfshi nga flakët këtë mëngjes, rreth orës 8:00, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.

Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar nga kjo ngjarje, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se automjeti tip Benz ka pësuar një defekt në motor. Në vendgjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen në kohë të flakëve. 

Ngjarja në ndodhi në orët e ngarkuara me trafik të mëngjesit dhe pamjet janë dërguar në rubrikën “Ti raporton” nga qytetarët e pranishëm në vendngjarje.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel