Operacioni “Drejtësia”, arrestohet avokati që kërkoi 3 mijë euro

01/02/2017 00:00

Një avokat është vënë në pranga nga policia, pasi kërkoi 3 mijë euro për t’i paguar te gjyqtari i një çështje gjyësore penale për të dhënë pafajësi. Arrestimi i tij ka qënë pjesë i operacionit “Drejtësia”, nga i cili janë goditur dhe dy raste të tjera korrupsioni.

Burime policore bëjnë të ditur se Gjin Marku, 52 vjeç, lindur ne Pukë dhe banues në Fushë-Mamurras, me profesion avokat, është vënë në pranga pas 3 muajsh hetimi.

Ndërkaq një punonjës i grupit të shoqërimit në Drejtorinë e Burgjeve është ndaluar. Behar Kola,51 vjeç ishte shpallur në kërkim në akuzat e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

28-vjeçari, Selajd Kapaj nga Tirana është shpallur në kërkim për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike

Top Channel