Interkonjeksioni, Prishtina: Të penalizohet Serbia

31/01/2017 00:00

I pyetur mbi bllokimin e linjës së interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri, zëvendësministri i Energjisë së Kosovës thotë se Prishtina i ka kërkuar Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vjenë të penalizojë Serbinë.

Ngërçi që mban peng autostradën energjetike është mosnjohja e Operatorit të Transmetimit të Kosovës nga Serbia. 

“Shpresojmë që ata që duhet të penalizojnë Serbinë dhe të veprojnë njëanshem në këtë drejtim dhe të pavarësohet, anëtarësohet sistemi energjetik i Kosovës në atë të Europës. Nuk kemi marrë akoma përgjigje e kemi kërkuar edhe nga pala shqiptare si anëtare e komunitetit për energji”, tha Gani Kroci, zv.ministër i Energjisë së Kosovës.    
 
Linja e interkonjeksionit me Kosovën kushtoi 70 milionë euro dhe i shërben diversifikimit të burimeve energjetike të të dy vendeve.

Top Channel