Ekonomi: e-Inspektimi, hap drejt formalizimit të plotë

30/01/2017 00:00

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes znj Milva Ekonomi, mori pjesë këtë të hënë në aktivitetin “Inspektimet Online, sfidë e së ardhmes për më shumë transparencë, efektivitet dhe garanci për mbrojtjen e biznesit në Shqipëri”, organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Inspektoriati Qendror.

Ministrja Ekonomi informoi mbi rolin e Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut, i cili është një strukturë e re në varësinë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Ajo tha se ky inspektoriat fokusohet në tre shtylla kryesore: produktet industrial  joushqimore, pronësia intelektuale dhe turizmi.

Ministrja shtoi se duke patur parasysh që sipërmarrja shqiptare synon te jetë konkuruese në tregun ballkanik dhe më gjerë, roli i inspektoriateve merr një rëndësi të vecantë për të garantuar cilësi dhe standarde të larta te produkteve, të përafruara me ato të Bashkimit Europian.

Në këtë kuadër, Ministrja u shpreh se është e angazhuar që roli dhe detyra e inspektoriateve të jetë sa më professional dhe i denjë për të garantuar një product cilësor për konsumatorin.

Në këtë takim merrnin pjesë dhe Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili gjithashtu adresoi një fjalë lidhur dhe me inspektoriatet e produkteve ushqimore që ndodhen në varësine e ministrisë së tij. Gjithashtu ishte e pranishme dhe Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike znj Milena Harito.

Top Channel