Nis diskutimi i raportit për Shqipërinë: Zbatim i shpejtë i “vettingut”

30/01/2017 00:00

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian do të nisë pasdite diskutimet dyditore rreth raportit të eurodeputetit Knut Fleckenstein për ecurinë e reformave në Shqipëri.

Raportuesi Fleckenstein kërkon zbatimin e shpejtë të Reformës në Drejtësi dhe në veçanti të “vetting”-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në mënyrë që të vijojë procesi i integrimit.

Dialogu politik konstruktiv dhe gatishmëria për kompromis shihen si vendimtare për suksesin e reformave gjatë të gjithë procesit të anëtarësimit në BE.

Në lidhje me zgjedhjet e 18 qershorit, Brukseli i bën thirrje Komisionit parlamentar të Reformës Zgjedhore, që të përfundojë rishikimin e Kodit Zgjedhor me rekomandimet e OSBE-ODHIR-it, duke mos përfshirë kriminelë në listat e kandidatëve për deputetë.

Ndër 231 amendamentet e paraqitura përmendim ato të një grupi eurodeputetësh të djathtë të kryesuar nga Eduart Kukan, ku kërkohet që zgjedhjet parlamentare të jenë kusht për autoritetet shqiptare, në mënyrë që të vijohet më tej procesi i integrimit.

Top Channel