Kanguri i rrezikon jetën çiklistëve

30/01/2017 00:00

Çiklizmi është një sporti i vështirë dhe shpesh herë kemi parë çiklistë të rrëzohen gjatë garave.

Por së fundi jeta e dy çiklistëve është rrezikuar nga një kalimtar mjaft i veçantë, që në këtë rast është bërë mjaft i rrezikshëm.

Çiklistët po pedalonin në një zonë kodrinore pranë Adelaide-s në Australi, kur një kangur kaloi rrugën, duke kërcyer mbi kokat e çiklistëve.

Kafsha e preku njërin prej tyre në kaskë, por fatmirësisht çiklisti arriti të ruajë ekuilibrin dhe nuk pësoi lëndime.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel