Tirana humbet në Durrës, Teuta i largohet fundit

28/01/2017 00:00

Sikur të mos mjaftonin problemet jashtë fushe, Tiranës i shtohen edhe ato në tapetin jeshil. Bardheblutë janë mundur minimalisht nga Teuta këtë të shtunë.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola dhe një lojë të vakët me pak raste për të dyja skuadrat.

E dyta nisi me durrsakët më ngulmues në drejtim të portës së bardhebluve, përpjekje që u kurorëzuan në minutën e 53, kur Hila dërgon topin në rrjetë.

Në minutat e mbetura rezultati nuk ndryshoi. Pas kësaj humbjeje, Tiranës i largohet edhe më tej zona e pjesëmarrjes në Europë, ndërkohë që Teuta me këtë 3-pikësh e sheh veten dy pikë larg zonës së ftohtë.

Top Channel