Thirrja për grevistët në Shkodër, prefekti: Do merrni paratë

28/01/2017 00:00

Prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani, në një dalje për mediat ka kërkuar që banorët e Nënshkodrës të mos përdoren politikisht nga e djathta.

Prefekti ka deklaruar se prej së hënës prefektura do vihet në dispozicion të KESH-it për të likuiduar shumën prej 333 milonë lekë, të mbetura pa u dhënë nga qeveria Berisha për përmbytjet e viteve 2010-2011.

Pak ditë më parë, prefekti Radovani sqaroi se shuma prej 333 milonë është vetëm për dëmet në bujqësi, ndërsa për dëmet në 5.924 banesa dhe 160 biznese që kapin shifrën e rreth 2 milardë lekëve, qeveria Berisha nuk ka marrë asnjë vendim.

Pikërisht për dëmet në banesa e biznese, një grup banorësh të Nënshkodrës nisën dy ditë më parë një grevë urie në rrugën e Pedonales, të cilën e ndërprenë pas disa orësh për shkak të mungesës së kushteve.

Top Channel