Kim sjell një trend të ri, thonj me pirsing
27/01/2017 00:00
Kim Kardashian ka vendosur gjithmonë trende të reja, qoftë për flokët, për veshjen etj.
Këtë herë 36-vjeçarja ka nisur një trend të ri për thonjtë, ku ka vendosur pirsing në çdo thua gishti. Sigurisht që janë të rremë, pasi për thonjtë e vërtetë do të duhej kohë ta realizoje. Prandaj pirsing janë vendosur mbi tipsa.
Sigurisht tashmë pritet se sa do të zgjasë ky trend pasi e sigurtë është që me ata thonj ajo nuk bën dot asgjë. Normal që Kim ka ndihmë përsa i përket punëve të përditshme, make up, për të larë flokët e saj e për të ndërruar panolinot e djalit.
Top Channel