Përplaset autoambulanca, “aksidentohet” infermierja

26/01/2017 00:00

Pamjet e rënda të filmuar nga kamerat e vendosur në një kryqëzim në qytetin verior të Rusisë, në Arkhangelsk, tregojnë momentin e përplasjes së në autoambulance nga një makinë tjetër.

Autoambulanca qartazi në një rast emergjence, pasi po çonte një grua shtatzënë në spital, nuk ka respektuar sinjalistikën e semaforit duke vijuar rrugën pavarësisht se ishte ndezur ngjyra e kuqe.

Një automjet tjetër, tip Nissan Terrano, që po vinte me shpejtësi nuk e ka vënë re autoambulancën duke e përplasur këtë fundit. E mesa duket dera e pasme nuk ka qenë e mbyllur mirë, pasi dallohet një infermiere e cila nga përplasja e fortë ka “fluturuar” nga dera duek ikur për disa metra.

Fatmirësisht për këtë të fundit, por edhe personat e tjerë në këtë aksident, përveçse disa dëmeve sipërfaqësore, nuk kanë pasur pasoja që mund t’u vinin në rrezik jetën.

Top Channel