“Australian Open”, Serena Williams e Dimitrov në gjysmëfinale

25/01/2017 00:00

Serena Williams kualifikohet për në gjysmëfinalet e “Australian Open”. Tenistja amerikane, që kërkon titullin e 7 në këtë turne, mundi në çerekfinale britaniken Johanna Konta, me rezultatin 2-0.

Numri 2 i renditjes botërore ishte superiore ndaj kundërshtares së saj, duke i fituar setet 6-2 dhe 6-3 në vetëm 75 minuta lojë.

Në gjysmëfinale, Serena Williams do të luajë kundër kroates Mirjana Luçiç-Baroni, një sfidë që përsëritet pas  më shumë se 18 vitesh. Luçiç-Baroni u kualifikua për në gjysmëfinalet e “Australian Open”, pasi eliminoi Karolina Pliskovën, duke e mundur 2-1 me sete 6-4, 3-6, 6-4.

Në kampin e meshkujve, Grigor Dimitrov preu një biletë për në gjysmëfinalet e “Australian Open”. Tenisti bullgar fitoi në çerekfinale ndaj David Goffin me rezultatin 3-0. Dimitrov nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren ndaj tenistit belg dhe i mbylli setet 6-3, 6-2, 6-4.

Top Channel