Naomi Watts, kandidate për çmim Razzie

24/01/2017 00:00

Nuk është nominuar për çmim Oscar këtë vit, por Naomi Watts mund të marrë çmimin e aktores më të keqe të vitit, pasi është nominuar në këtë kategori në çmimet Razzie.

Aktorja 48-vjeçare është nominuar për performancat e saj jo të mira në filmat “Divergent Series: Allegiant” dhe “Shut In”. Filmi i tretë i sagës Divergent ishte një dështim i vërtetë në “box office”, ndërsa vlerësime të pakta ka marrë edhe filmi horror “Shut In”, ndërkohë që ka grumbulluar vetëm 8.4 milionë dollarë në “box office”.

Në kategorinë e aktores më të keqe janë edhe Shailene Woodley, Megan Fox, Tylre Perry, Julia Roberts dhe Becky Turner.

Top Channel