Madonna nën hetim nga Shërbimi Sekret Amerikan

23/01/2017 00:00

Në një protestë masive kundër Trump, e cila u organizuar pikërisht në ditën e inaugurimit të presidentit, ishin të pranishëm disa figura të njohura publike si Madonna, Scarlett Johansson, America Ferrera etj.

Një ndër artistet që u ngjit në skenë për të dhënë fjalimin e saj ishte Madonna, e cila u shpreh se kishte menduar ta hidhte në erë Shtëpinë e Bardhë.

“Po, kam patur një ide të tmerrshme për të hedhur në erë Shtëpinë e Bardhë, por e di që kjo nuk do të zgjidhë asgjë. Ne nuk duhet t’i humbasim shpresat”.

Por duket se kjo deklaratë është bërë shkak që Madonna të hetohet pasi sipas disa raportimeve, Shërbimet Sekrete kanë vendosur të hetojnë këngëtaren rreth mendimit të saj për të hedhur në erë Shtëpinë e Bardhë.

Top Channel