Raiola kërkon 10 milionë euro në vit për portierin Donnarumma

23/01/2017 00:00

Rinovimi i kontratës me portierin Gianluigi Donnarumma do të jetë çështja kryesore të cilën pronarët e rinj të Milanit do të duhet të zgjidhin.

Agjenti i futbollistit, Mino Raiola po mendon t’i bëjë një kërkesë Milanit në lidhje me rinovimin e talentit kuqezi.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, shifra që pretendon Raiola për klientin e tij është 190 mijë euro në javë, ose e thënë ndryshe 10 milionë euro në sezon, një shifër kjo që është tej mase e lartë për arkat e klubit milanez, me këtë të fundit që ndjen hijen e disa klubeve evropiane që kërkojnë shërbimin e Donnarummës, ku spikat emri i Manchester United.

Top Channel