Punonin për tubat e ujësjellësit, u shpërthen granata

20/01/2017 00:00

Një granatë e vjetër ka shpërthyer duke plasgosur dy persona. Burime parparake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur këtë paradite në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

Dy persona po kryenin punime për tubacionet e ujësjellësit, ku ka ndodhur një shpërthim. Për pasojë në gjendje të rëndë shëndetësore është E. G., 22 vjeç dhe është plagosur R. M, 52 vjeç, të cilit ishin duke kryer punimet.

Mësohet se R. M kishte një defekt në sahatin e tij dhe po punonte bashkë me 22-vjeçarin. Hetimet kanë nisur për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel