Jeta mes gjahtarëve të majmunëve

20/01/2017 00:00

Nuk ka restorante apo mensa në mes të xhunglës së Ekuadorit, kështu që fiset që jetojnë në këto zona ushqehen me ç’të munden. Një nga ushqimet e preferuara të fisit Huaorani janë majmunët.

Ata janë ekspertë në ngjitjen e pemëve dhe të fshihen për të vrarë majmunët, të cilët i qëllojnë me shigjeta me helm.

Më tepër se 4000 njerëz janë pjesë e fisit Huaorani, të cilët falë një geni ekstra dhe ngjitjes konstante në pemë kanë ndryshuar fizionominë e këmbëve të tyre, e në disa raste ata kanë edhe 6 gishta për këmbë.

Mishi i majmunit është thelbësor për dietën e tyre së bashku me derrin e egër. Gjithashtu ata ushqehen edhe me fruta dhe perime të ndryshme, të cilat i mbledhin gratë në pyll.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel