Tiranë, digjet automjeti te “Fusha e Aviacionit”

17/01/2017 00:00

Një automjet shpërtheu në Tiranë në vendin e quajtur ish-Fusha e Aviacionit. Makina e dogj tërësisht rreth orës 20:00 të mbrëmjes. Për fat ka vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz.

Pamjet e makinës në flakë janë dërguar në rubrikën “Ti Raporton” në Top Channel nga banorët e zonës.

Pasi janë shuar flakët, forcat e policisë së Komisariatit Nr. 2 kanë kryer hetimet dhe kanë nxjerrë si shkak të djegies së saj një shkarkesë elektrike në motor.

Forcat policore u siguruan që mjeti shpërtheu nga karburanti që ndodhej në serbator, e jo nga ndonjë lëndë shpërthyese.

Top Channel