Breshëri plumbash ndaj dy personave, pranga 28-vjeçarit në Peqin

17/01/2017 00:00

Specialistët e Sektorit  për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë  arrestimin në flagrancë të shtetasit, Albi  Bashaliu, 28 vjeç, banues në fshatin Gjocaj.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Gjocaj , gjatë një konflikti  për motive të dobëta dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të dy shtetasit V.SH., 57 vjeç, banues në fshatin Gjocaj dhe A.B., 38 vjeç, banues në Peqin.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka patur të lënduar, ndërkohë që policia sekuestroi në vendngjarje në cilësinë e provave materiale 18 gëzhoja, 1 fishek i paplasur, një automjet tip Volkswagen, në pronësi të shtetasit A.B.

Policia vazhdon punën për gjetjen e armës së zjarrit  dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel