“Qeveria” e drejtësisë, 18 prokurorë dhe 14 gjyqtarë kandidatë për KLP dhe KLGJ

16/01/2017 00:00

Prokurorët kanë shfrytëzuar edhe momentin e fundit për të dorëzuar dokumentacionin që i bën ata kandidatë drejte Këshillit të Lartë të Prokurorisë, autoriteti që do të garantojë jo vetëm pavarësinë dhe statusin e çdo prokurori,  por do të përzgjedhë edhe kandidaturat e ardhshme për  numrin një të akuzës.

Janë 18 prokurorë të të gjitha niveleve që depozituan dosjet personale në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërkohë që tashmë pritet të ngrihet një komision verifikimi për të shqyrtuar kriteret formale të këtyre materialeve.

Por më pas, ky dokumentacion do të qëndrojë në pritje derisa të zbardhet vendimi për Vetting-un në mënyrë që kandidatët të kalojnë në sitën e tij. Do të jetë komuniteti i prokurorëve që do të zgjedhë prej këtyre emrave 6 fitues, ndërkohë që pesë emrat e tjerë do të zgjidhen nga komuniteti i juristëve.

Ndërkohë edhe në Gjykatën e Lartë rezulton se 18 gjyqtarë të të gjitha niveleve kanë dorëzuar dokumentacionin për organin që do të qeverisë gjyqësorin, emëruar si Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Brenda shtatë ditëve parashikohet që kjo gjykatë pasi të verifikojë kriteret formale, të publikojë zyrtarisht emrat e konkurrentëve.

Edhe për KLGJ do të jetë trupa e gjyqtarëve që do të votojë për gjashtë fituesit, ndërsa pesë të tjerë që do t’i bashkohen “qeverisë” së ardhshme të Gjyqësorit do të zgjidhen nga Kuvendi.

Kandidatët për në KLGJ
1. Medi Bici
2.Artan Zeneli
3. Ilir Toska
4.Besim Trezhnjeva
5.Nertina Kosova
6. Dritan Hallunaj
7. Manjola Xhaxho
8. Artan Laze
9.Alma Brati
10.Astrit  FaqolliI
11. Brunilda  Kasmi
12 . Bledar Abdullai
13. Brunilda Kadi
14 . Marcela Shehu

KANDIDATET PER NE KLP
1.Kosta Beluri
2. Ramadan Troci
3. Gentian Osmani
4. Valentin Preçi
5. Shpëtim Kurti
6. Dritan Rreshka
7. Antoneta Sevdari
8. Arben Neli
9. Arta Marku
10. Elison Sadiku
11. Arben Dollapi
12. Bujar Hoti
13. luan Kaloci
14. Anila Leka
15. Besa Hasani
16. Vat Stakaj
17. Besnik MuciI
18. Adriatik Cama

Top Channel