Vettingu, nisin procedurat për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorisë

09/01/2017 00:00

Gjyqtarët dhe prokurorët që duan të kandidojnë për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë duhet të depozitojnë dokumentacionin brenda datës 16 janar.

Sipas një njoftimi të Kuvendit, kërkesa duhen dorëzuar pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit. Në këtë kërkesë shprehet interesi për të kandiduar si dhe një kopje të dokumentacionit që kërkohet për rivlerësimin, sipas ligjit të Vettingut, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Dokumentacioni duhet të dërgohet në adresën postare të Kuvendit, Kryesia e Kuvendit, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”,Nr. 4 – Tiranë.

Top Channel