Kupa FA, Chelsea s’fal, barazon Liverpool

08/01/2016 00:00

Chelsea është kualifikuar në raundin e katërt të Kupës FA. Të besuarit e Antonio Conte mposhtën 4-1 skuadrën e Peterborough në “Stamford Bridge”. Dygolëshi i Pedros dhe një i Batshuayi e Willian i dhanë kualifikimin bluve.

Conte hodhi në fushë një skuadër të përbërë me lojtarë që nuk kishin gëzuar shumë minuta në kampionat dhe atyre që përbëjnë shtyllën e 11-shes që po arrin suksese në Premier League.

Mbrojtësi Zouma u rikthye pas 11 muajsh në fushë pas dëmtimit hortor në shkurt të vitit të kaluar në sfidën ndaj United, ndërsa edhe kapiteni Terry luajti pas disa muajsh, por u ndëshkua me të kuq.

Liverpool nuk arriti të sigurojë kualifikimin që në ndeshjen e parë, pasi barazoi pa gola ndaj Plymouth në “Anfield”. Klopp hodhi në fushë një skuadër me moshën mesatare 21-vjeç, por nuk arritën ta nderonin.

Tashmë të kuqtë do të duhet të luajnë ndeshjen kthyese në transfertë, duke ngarkuar kalendarin e tyre ndërsa po luftojnë edhe për titull në kampionat.

Middlesbrough siguroi një biletë për në raundin e katërt pasi fitoi 3-0 ndaj Sheffield, ndërsa Fulham mposhti 1-2 në transfertë skuadrën e Cardiff.

Top Channel