I quajnë karnavalet bardh e zi, por në fakt ato janë shumëngjyrëshe. Për dy ditë, banorët e të ardhur në qytetin jugperëndimor të Pasto-s në Kolumbi, kanë dalë nëpër rrugë për të kremtuar një event, të cilin vetë Unesco-ja e quajti në 2009-n një kryevepër të trashëgimisë së paprekshme kulturore të njerëzimit.

Kjo përzierje e traditave vendase, atyre spanjolle e afrikane e sheh një pjesë të pjesëmarrësve të vishen me të zeza e të tjerë më të bardha, çka simbolizon unitetin dhe barazinë. Por nuk mungojnë as ngjyrat që kremtojnë diversitetin etnik dhe atë kulturor.

“Çdo gjë që festohet si trashëgimi kulturore është e bukur, e kur njerëzit edhe kënaqen, aq më mirë. Muzika na pëlqen shumë”, thotë Robert Gazart, pjesëmarrës.

Në ditën e të bardhës, artistët angazhohen për një paradë gjashtë orëshe kostumesh shumëngjyrëshe. Në ditën e të zezës, njerëzit inkurajohen t’i lyejnë fytyrat me të zezë duke përkujtuar kështu çlirimin nga skllavëria.

“Fytyra e lyer me të zezë përcjell idenë e barazisë, kërkon të tregon se jemi të gjithë njësoj, se jemi njerëz dhe duam të kënaqemi, të integrohemi, të jemi të bashkuar”, tha Gustavo Cordoba, një tjetër pjesëmarrës.

Në këto kremtime, për shumë vjet me radhë ka marrë pjesë edhe presidenti i vendit, Juan Manuel Santos.

Top Channel