Kryqi i Kuq: Shëndetësia në Britani në krizë humanitare

07/01/2016 00:00

Shërbimi shëndetësor britanik është përfshirë nga një krizë humanitare që kërkon mbështetjen e Kryqit të Kuq dhe përdorimin e “Land Roverave” për të transportuar pacientët.

Komentet janë të vetë Kryqit të Kuq britanik, i cili në faqen e tij të internetit, krahas apele për ndihmë për Jemenin dhe Sirinë, shkruan se gjendet në vijnë e frontit duke ju përgjigjur krizës humanitare tek spitalet britanike dhe shërbimit të ambulancave në të gjithë vendin.

Shërbimi shëndetësor kombëtar britanik u themelua në vitin 1948 dhe është burim krenarie për shumë britanikë që e kanë atë të garantuar falas nga lindja e deri në vdekje.

Por shkurtimet në buxhet, plakja e popullsisë dhe nevojat mjekësore gjithnjë e më komplekse të kombinuara bashkë gjatë viteve të fundit, kanë bërë që shumë spitale të kenë vështirësi sidomos gjatë dimrit, gjë që ka nxitur tituj gazetash për pacientë që presin në barela me orë apo edhe ditë.

Kryqi i Kuq britanik lajmëron se në ditët e fundit, jo vetëm që ka angazhuar vullnetarët e tij të emergjencës, por ka kërkuar ndihmë nga “Land Rover” që ka siguruar makina për transportin e pacientëve.

Gjatë viteve të fundit, organizatat bamirëse dhe shumë politikanë kanë paralajmëruar se shkurtimet e ndihmës sociale kanë bërë që gjithnjë e më shumë të moshuar dhe pacientët të mos kurohen ën shtëpi, por të shkojnë në spitale, duke i ngarkuar këto të fundit tej mase.

Kryqi i Kuq britanik tha se pikërisht për këtë arsye po ndihmon njerëzit që të kthehen ën shtëpitë e tyre dhe të kurohen atje që të lirohen shtretërit në spitale.

Sipas zyrtarëve të shërbimit shëndetësor janë hartuar plane për tu përballur me fluksin e dimrit dhe se situata këtë vit shfaqet më e mirë se një vit më parë.

Top Channel