Reshjet e borës, bllokohet lëvizja në aksin Peshkopi-Bulqizë

06/01/2017 00:00

Është bllokuar lëvizja e automjeteve në rrugën nacionale Peshkopi-Bulqizë për shkak të reshjeve të dendura të borës.

Nga të dhënat e fundit rezulton se radha e automjeteve në këtë aks shkon deri në 2 kilometra.

Rruga është bllokuar në vendin e quajtur Maranicë dhe për shkak të densitetit të borës borëpastrueset e kanë të pamundur ndërhyrjen.

Top Channel